Emërohet edhe një zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 14:03 | Nga

Afrim Bekteshi, nga dega e Nismës në Prizren, është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, transmeton Koha.net.

Bekteshi e ka bërë të ditur postin e ri përmes një postimi në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të dashur miqë!

Nga sot jam emëruar zv.Ministër në Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Një përgjegjësi e re për ti shërbyer vendit në përgjithësi dhe Mërgates tonë të dashur në veçanti. Falenderoj shtëpinë time politike, NISMA për Kosoven, liderin njëherit zv.kryeministrin, z.Fatmir Limaj për besimin e dhënë. Veçanërisht falenderoj strukturat e DEGËS NISMA në Prizren, aty nga ku nisi rrugëtimi im politik.

Na priftë e mbara!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme