Ende nuk janë numëruar të gjitha votat

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 08:14 | Nga

Ueb-faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka rënë përsëri kështu duke mos vazhduar numërimin e votave.

Përditësimi i fundit bërë nga kjo ueb-faqe është në ora 2:34, ku numërimi i tyre ka mbetur në kuadër të 91.00 përqind kështu duke mos mbërritur në përditësimin e tyre me 100 për qind të dhënat nga qendrat e votimit.

Sajti i KQZ-së ka pasur disa problem të ngjashme gjatë natës së kaluar, ndërsa i gjithë informacioni lidhur me vazhdimin e numërimit pritet të merret nga po i njëjti vend.

Ndryshe teksa kanë mbetur edhe vetëm 9 % të votave pa u numëruar, koalicioni PDK-AAK-Nisma që po kryeson në rezultate ka rënë në 35 % të votave në total. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka 34.60% të votave më pas Vetëvendosje ka 26.75 përqind.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme