Engel: Organizimi i zgjedhjeve të pavarura e demokratike model për shtete tjera

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 09:58 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka vizituar Demokracinë në Veprim (DnV), ndërsa pasi u njoh me procesin e vëzhgimit të zgjedhjeve nga kjo organizatë, tha se është krenar me partneritetin e Kosovës me ShBA-të.

Engel tha se është i lumtur që puna e bërë në krijimin e një shteti sovran dhe të pavarur, është kurorëzuar me një sistem demokratik në Kosovë.

Ai ka deklaruar se Amerika do të jetë gjithmonë krah kosovarëve, ndërsa tha se mezi pret që Kosova të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“E kam thënë për shumë vjet se Kosova do të jetë vend i lirë, i pavarur dhe demokratik, dhe ja ku jemi tani. Jemi përpjekur të organizojmë zgjedhje më 1996, por nuk u patëm lejuar nga autoritetet serbe. Por sot jemi në një Kosovë të lirë dhe demokratike”.

“Është shumë emocionuese të vij këtu të shoh të zhvillohen zgjedhjet në mënyrë të pavarur dhe demokratike. Nuk e kemi këtë luks në çdo shtet. Disa prej shteteve që nuk e përkrahin Kosovën, në të vërtetë nuk e kanë lirinë, &nbs p;që njerëzit në Kosovë e kanë”.

“Ta dini që ne do të jemi gjithmonë këtu, për t’ju mbështetur vazhdimisht. Mezi pres që Kosova të jetë anëtare e Bashkimit Europian dhe e NATO. Ju falënderoj që gjithmonë më pritni kaq ngrohtë. Kosova është shtëpia ime e dytë”.

Të ngjashme