Enver Hasani tregon se kush mund ta formojë qeverinë

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 23:29 | Nga

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, duke komentuar situatën aktuale të rezultateve preliminare dhe zhvillimet e mundshme pasi që deputetët e legjislaturës së re të ulen në Kuvendin e Kosovës, ka treguar se a mund të krijojë koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) qeverinë.

Hasani thotë se nëse LDK-AAK-Alternativa (LAA) dhe LVV nuk shkojnë në koalicion me koalicionin PAN-in dhe nëse koalicioni i fundit nuk arrin numrin prej 41 deputetëve edhe sikur hipotetikisht të kishte koalicion me pakicat nuk do të mund ta zgjedhë vetë as kryetarin e Kuvendit.

Në variantin e dytë, sikur PAN-i të arrinte kuotën prej 61 deputetëve me pakica dhe LAA e LVV të bllokoheshin kundër koalicionit me të, atëherë kjo e fundit do të mund ta merrte kreun e Kuvendit por nëse në afatin ligjor nuk do të mund të bënte Qeverinë atëherë këtë do të mund ta bëjë shumica e re parlamentare.

Hasani ka thënë se kjo nuk ka ndryshuar asgjë nga hera e kaluar, kur VLAN ishte bllokuar kundër koalicionit me PDK-në.

“Shumica kushtetuese është ajo shumicë e cila e del nga certifikimi i rezultateve. Po supozojmë që është kështu siç është tash rezultati. Atëherë PAN-i i bien ta udhëheq vallen e para. Në qoftë se brenda afatit nuk arrin që të krijojë ekzekutivin atëherë mandati kalon te i dyti”, ka thënë Hasani për KTV-në.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme