Exit Poll: PAN-i prin 10% para VV-së, LDK e treta

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 19:21 | Nga

Sipas një exit polli të realizuar nga “Klan Kosova”, koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dalë fitues në zgjedhjet e sotme parlamentare, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje është radhitur forca e dytë në vend.

Exit polli paraqet një projeksion dhe jo rezultate zyrtare.

Partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
PDK-AAK-NISMA: 40.5
Lëvizja Vetëvendosje: 29.9
LDK-AKR-Alternativa: 27.2

1 milion e 872 mijë e 941 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme