Fatmir Gashi: Do ta fitoj Pejën me të parën

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 23:16 | Nga

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Pejës, Fatmir Gashi, ka thënë se i ka hyrë garës zgjedhore të 22 tetorit për ta sjellë ndryshimin në këtë komunë.

Ai ka treguar se një prej arsyeve kryesore që është kandiduar për kryetar të Komunës së Pejës ka qenë degradimi i qytetit nga qeverisja aktuale, e drejtuar nga Gazmend Muhaxheri.

Gashi ka shprehur optimizëm se do t’i fitojë zgjedhjet në qytetin e Pejës, madje që në rrethin e parë.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se nuk ua ka frikën kandidatëve të tjerë, pasi është më i përgatitur se ta.

Kandidati i AAK’së për kryetar të Pejës ka treguar se prioritete kryesore në mandatin e tij do të ishin infrastruktura, zhvillimi ekonomik, menaxhimi dhe transparenca.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme