Fatmir Sejdiu: Mustafa i papërgjegjshëm, të largohet nga kreu i LDK-së

Prishtinë | 11 Maj 2017 | 17:00 | Nga

Isa Mustafa, gjatë ditës së mërkurë, mori goditjen e fundit nga partneri i koalicionit, PDK-ja, me të cilën kishin qeverisur bashkë gati për tri vjet.

Ish-presidenti Fatmir Sejdiu, i cili ka drejtuar LDK-në pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, thotë se Mustafa ka dështuar me qeverisjen e vendit dhe me atë të partisë. Sejdiu nuk e përjashton mundësinë që të rikandidojë për kryetar të LDK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka akuzuar ashpër Isa Mustafën dhe mënyrën se si ai e ka menaxhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në një intervistë për Gazetën Express, Sejdiu, i cili mban postin e kryetarit të Nderit të LDK-së, thotë se e kishte paralajmëruar Mustafën për rrezikun me të cilin mund të ballafaqohej, duke hyrë në koalicion me PDK-në, që në atë kohë udhëhiqej nga Hashim Thaçi.

Madje zbulon se ky koalicion ishte lidhur shumë më herët se që u prezantua në opinion, pavarësisht krijimit të VLAN-it. “Në mënyrë të papërgjegjshme ka filluar dhe në mënyrë të papërgjegjshme ka përfunduar ky koalicion. Unë i kam dhënë vërejtjet e mia për këtë koalicion, por që nuk janë marrë parasysh nga lidershipi”, u shpreh Sejdiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme