Ferati: Ndërtimi i murit në Veri i papranueshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 09:04 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, e ka cilësuar të papranueshëm ndërtimin e murit në veri.

Ai ka thënë se shqiptarët në këtë rast nuk duhet të tregohen euforikë, pavarësisht mospajtimit me këtë veprim të serbëve të asaj pjese.

Në intervistën për Epokën e Re, Ferati ka thënë se veprimi i Kosovës duhet të jetë institucional.

“Kosova duhet të reagojë në mënyrë institucionale sa i përket ndërtimit të murit, pra në këtë rast ligji duhet ta bëjë punën e vet”, ka thënë Ferati.

Ai i ka ftuar pozitën dhe opozitën të mos i përçajë ky mur.

Sipas deputetit Ferati, shumë më e rëndësishme është që shqiptarët njëzëri ta kundërshtojnë ndërtimin e atij muri sesa të tentojnë ta shfrytëzojnë për poenë politikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme