Ferhat Dinosha, ambasador i parë i Malit të Zi në Kosovë

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 20:46 | Nga

Ferhat Dinosha është emëruar Ambasadori i parë i Malit të Zi në Kosovë.

Ai ka qenë Ambasador i Malit të Zi në Shqipëri.

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, siç raporton Alo.rs, ka biseduar sot me Ferhat Dinoshën në Podgoricë, në prag të marrjes së detyrës së re.

Vujanovic ka thënë se janë pjekur kushtet që Mali i Zi me Kosovën të këmbejnë Ambasadorët, pasi, sipas tij, ka garanci të fuqishme se interesat dhe të drejtat e bashkësisë malazeze në Kosovë do të mbrohen.

“Ky ka qenë kushti i Podgoricës për këmbimin e përfaqësuesve diplomatikë në nivelin më të lartë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme