Fillon ndërtimi i nënkalimit 14 milionë eurosh në Ferizaj

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 14:27 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë nisur punimet në nënkalimin kryesor për realizimin e projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Kosova po ec në rrugën e saj euroatlantike derisa u bëri thirrje rinis që të qëndrojnë në Kosovë në mënyrë që bashkërisht ta ndryshojnë për të mirë vendin.

“Ky projekt po ndodhë, dhe shumë shpet do të jetë i realizuar. Ky projekt i jep dimension të ri sigurisë së qytetarëve. Kosova jonë po ndryshon. Po ecim vendosmërisht përpara në rrugëtimin tonë perëndimore. Jemi të vetëdijshëm që ka shumë gjera për të bërë. Thërras të gjithë rinin që të rrinë në Kosovë ta ndryshojmë Kosovën. Ajo çka na duhet më shumë është besimi.   Kosova jonë po ndryshon, si po ndryshon Ferizaj. Investimi i shekullit për këtë qytet do të filloj shumë shpejt, ku hekurudha do të ngritet lart, e me këtë do të bashkohet përfundimisht Ferizaj,” tha ai.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Ferizaj ka filluar me realizimin  e projekteve të mëdha që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarit.

“Dikur kemi qenë larg edhe në Ferizaj, andej e këndej hekurudhe, kemi qenë larg Dukagjin e Nerodime, Drenicë- Shalë- Llap-Gollak, larg me Shqipëri e larg me Tetovë, por tani po afrohemi. Çdo ditë e më shumë po na afrojnë veprat e mira, sakrifica për liri, miqtë tanë që i kemi në Bondsteel dhe vizioni ynë i sotëm. Ne do të vazhdojmë bashkë këtë vizion,  që sa më shpejtë të jemi anëtarë të BE-së, anëtarë të NATO-s me ushtrinë tonë modeste, në mënyrë që të rinjtë tanë të mos kenë nevojë ta lëshojnë vendin”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se Qeveria është e përkushtuar që bashkërisht të krijojë kushte të mira për të gjithë qytetarët

“Ky projekt dëshmon se Qeveria jonë është e interesuar për Kosovë të mirë. Ky projekt është për sigurinë e vendit. Jam i lumtur që sot po e nisim këtë investim 14 milion euro. Synimi është që të bëjmë Ferzajn, që e dëshironi ju. Në përmbushje të këtij synimi Ministria e Infrastrukturës është në fazën e realizimit të infrastrukturës moderne”

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu tha se projekti i bashkimit të qytetit është unik dhe si i tillë kontribuon edhe në sigurinë e qytetarëve.

“Jemi në këtë vend ku bashkohet historia dhe e kaluara. Hekurudha bëri një ndarje, mirëpo një ndarje e tillë nuk do të ekzistoj, sepse po e fillojmë projektin bashkimi i qytetit. Ritmi i Ferizajt do të vazhdoj sepse shpirti i qytetarëve të këtij qyteti është shpirt i ndërmarrësisë. Ky do të jetë një projekt unik sepse Kosova nuk ka njohur projekt të tillë. Gjatësia e tij është 700 metra dhe do të jetë nën pjesën e hekurudhës. Kemi njohur raste nga kjo hekurudhë që qytetarët kanë humbur jetën, mirëpo një gjë e tillë më nuk do të ndodhë”, tha ai.

Ky projekt konsiderohet si më i madhi përgjatë 20 viteve të fundit.

   

Të ngjashme