Fillon ndërtimi i sheshit “Mbreti Petër” në veri

Mitrovicë | 07 Shk 2017 | 09:33 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë filluar punimet në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës për të ndërtuar të ashtuquajturën “strukturë betoni”.

Në këtë pjesë ku po ndërtohet kjo strukturë betoni i pranishëm është edhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Rakiq tha se punimet në sheshin “Mbreti Petër” po bëhen në bazë të marrëveshjes së arritur me institucionet e Kosovës.

Kryetari i Mitrovicës së veriut Rakiq, një ditë më parë kishte paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i, siç ka thënë, “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash” që, sipas tij, do të “garantojë sigurinë për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së veriut”.

muri mitrovice11 muri mitrovice22 muri mitrovice33 rakiq1

Të ngjashme