Fillon numërimi i votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 14:19 | Nga Donika Osmani

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë dhe Gjilan.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se fillimisht kanë filluar me numërimin e votave në këto dy komuna, për të vazhduar më pas me komunat si Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka po e përcjellë nga afër procesin e numërimit të votave me kusht  që ka nisur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Ndërsa, rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it në Prishtinë, Prizren, Dragash dhe Rahovec do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme