Dega e Tretë e LDK-së zgjedh gratë drejtuese

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 14:11 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e Tretë e LDK-së, ose siç vazhdojnë ta quan kjo parti “Dega e Presidentit Rugova” ka zgjedhur, kryetaren e Forumit të Grave dhe organet e tjera drejtuese.

Mimoza Xhaka mori besimin e 54 delegateve, derisa kundërkandidatja e saj, Vlora Maliqi, mori 24 vota.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Lirie Kajtazi, inkurajoi gratë që të marrin përgjegjësi pasi përfaqësojnë gjysmën e popullatës. “Kandidatja që do të fitojë, besoj që do të jetë e orientuar në zhvillim të përgjithshëm të shoqërisë, në përkushtimin e tyre për familjen për institucionet dhe për një shtet të fortë për çka angazhohet vazhdimisht LDK-ja”.

Në Kuvend merrte pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, i cili u shpreh se gratë e LDK-së kanë pronësi në proceset që ndodhin në Kosovë.

Të ngjashme