Frika speciale dhe lufta për kufirin

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 09:32 | Nga

Siç nisi, viti 2017 po përmbyllet me lajm “bombë” për Gjykatën Speciale. Në këtë fundvit, liderët kryesorë institucionalë kanë bërë orvatje të shumta për ta jetësuar iniciativën e subjekteve në pushtet që ta shfuqizojnë Ligjin për këtë gjykatë, ani se përfaqësuesit e SHBA-ve e edhe të BE-së alarmonin se një vendim i këtillë do ta izolonte ndërkombëtarisht Kosovën.

Kryesia e Kuvendit ka bërë dy tentativa për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve, nënshkrues për seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të paralizohej Specialja. Në mungesë të kuorumit, vendimmarrja në kryesi qe e pamundur. LVV-ja e LDK-ja në opozitë, si dhe Lista Serbe në pushtet, refuzuan të merrnin pjesë në mbledhje, shkruan “Koha Ditore”.

Para këtij zhvillimi, për kreun e shtetit, Hashim Thaçi, dhe për kryeministrin Ramush Haradinaj, gazeta ka raportuar se qëndronin pas një peticioni të organizatave të dala nga lufta, me të cilin kërkohej rrëzimi i Speciales. Vetë kreu i veteranëve të UÇK-së e ka pranuar që, para se të niste mbledhja e nënshkrimeve, ka pasur një proces komunikimi me të gjitha instancat politike, nga të cilat ka siguruar mbështetjen paraprake.

Janari i 2017-s solli një lajm tronditës për presidentin Thaçi – familja Imeri nga Skenderaj e përmendi atë si drejtues të strukturës që ka vrarë menjëherë pas lufte aktivistin e LDK-së, Haki Imerin, të cilin presidenti sivjet e dekoroi me urdhrin “Hero i Kosovës”. Pretendimet ishin shprehur në një shkresë adresuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar, institucion ky që është organ i akuzës në kuadër të Gjykatës Speciale.

Familja e kishte bërë këtë denoncim, pasi prej 17 vjetësh organet vendore të drejtësisë nuk e kanë zbardhur vrasjen. Veç kësaj, në organin e akuzës i kanë thënë gazetës se 6 prilli i vitit 2000 është data e fundit kur ka pasur komunikim për këtë rast. Prandaj, shumë familjarë të politikanëve të vrarë gjatë ose menjëherë pas luftës, tash po i mbajnë shpresat tek Haga, ku Specialja e ka selinë.

Gjatë verës, Dhomat e Specializuara, të cilat përbëjnë Gjykatën e Speciales, janë funksionalizuar plotësisht. Nga fillimi i korrikut ato kanë qenë në gjendje të marrin parashtrime dhe të nisnin procedurat gjyqësore, ndërsa Zyra e Prokurorit të Specializuar mund të paraqiste akuzat, në mënyrë që të shqyrtohen nga gjykatësit. Është krijuar kjo rrethanë, pasi tek atëherë kishte hyrë në fuqi Rregullorja e procedurës dhe e provave, pa të cilin dokument nuk konsideroheshin të funksionalizuara plotësisht Dhomat e Specializuara. Megjithëkëtë, aktakuza nuk ka pasur deri tash, por se pritet që ato të shpallen në fillimit…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme