FSK fton në vizitë Komisionin për Punë të Brendshme, e njofton për planet e saj

Prishtinë | 14 Nën 2017 | 11:21 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas miratimit të projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, ka paralajmëruar një vizitë në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala tregoi se kanë në plan  një vizitë në FSK, me ç’rast do të iu prezantohet plani zhvillimor, raporton Ekonomia Online.

Ndër të tjera,   u miratua edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.Anëtarët e komisionit prezantuan temat të cilat do t’i diskutojnë në mbledhjet e radhës.

Të ngjashme