Gabriel: Serbia duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës nëse do integrim në BE

Prishtinë | 15 Shk 2018 | 08:26 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka thënë se ia ka bërë me dije Beogradit zyrtar që nëse dëshiron integrimin në Bashkim Evropian duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne sot edhe në Beograd e kemi theksuar, që nëse Serbia dëshiron të shkojë në drejtim të BE-së, duhet që të plotësojë kriteret e shtetit ligjor dhe natyrisht edhe pranimin e pavarësisë së Kosovës. Ky është një parakusht për rrugën e tyre për në BE dhe për këtë ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë”, ka thënë Gabriel pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gabriel, i cili ka ardhur të mërkurën për vizitë në Prishtinë, ka premtuar ndihmën e shtetit të tij për Kosovën, për tu ballafaquar me sfidat që e presin. Si kryesoren e ka përmendur përballjen me Gjykatën Speciale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme