Gashi: Gjykata Speciale, më shumë e Serbisë se sa e Kosovës

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 14:15 | Nga

Avokati Tomë Gashi thotë se Gjykatë Speciale është më shumë gjykatë e Serbisë s esa e Kosovës.

“Duke e parë internimin e “jashtëzakonshëm” të institucioneve shtetërore të Serbisë, duke përfshirë edhe presidentin e tyre Vuçiq, duke i ditur takimet e zyrtareve të gjykatës speciale me zyrtarë të Serbisë në prag të fillimit të punës se kësaj gjykate raciste /gjykate vetëm kundër shqiptarëve/ a mund të thuhet se kjo gjykate me tepër është gjykatë e Serbisë, sesa e Kosovës”, shkruan Tomë Gashi.

“Po ku jeni ju o deputet të Kosovës që e votuat një gjykatë kundër vetvetes në vend të huaj/Hagë –Holandë e që Serbia po e ‘komandon’ duke e furnizuar me prova kundër jush. Çka do të thoni nëse ju akuzojnë në këtë gjykatë speciale. A do të thoni se gjykata speciale është politike, sigurisht që do ta thoni këtë, dhe kjo gjykatë është gjykatë politike kundër shqiptarëve në përgjithësi, kundër shqiptarëve të Kosovës në veçanti, e posaçërisht kundër ish pjesëtarëve të UÇK-së”.

Tutje ai thotë se kjo Gjykatë është në interes jetik për Serbinë, sepse përmes kësaj gjykate, Serbia do të tentojë ta shndërroj vetveten dhe serbët si viktimë, e shqiptaret si viktimizues.

“Këtë shërbime ia keni bërë Kosovës me votën tuaj të të ‘lirë’ më 4 gusht 2015 për ta ‘pastruar’ edhe një herë luftën e UÇK-së. Po ku është president ynë zoti Thaçi, po ku është Kryeministri ynë në detyre zoti Mustafa, po ku jeni ju mbi 80 deputetë që votuat kundër vetvetes”, shkruan në fund Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme