Gashi: Pacolli mund të largohet, s’e mbajmë me zor

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 14:07 | Nga

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se Behgjet Pacolli dhe partia e tij Aleanca Kosova e Re mund të largohen nga koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës nëse ata e vlerësojnë se ajo është gjëja e duhur.

“Këtë mund ta bëjnë kur të duan, pasi askush nuk po e mban me zor në LAA”, tha Gashi.

Pacolli ditë më parë tha se do ua ofrojë 10 ditë LDK-së e Vetëvendosjes që të bëjnë një zgjidhje përndryshe do të rishqyrtojë opsione të tjera, pasi vendi tash e sa kohë ka mbetur i bllokuar.

“Nuk e vlerësoj hiç këtë far pune, nëse zoti Pacolli e vlerëson se nuk duhet me qenë në koalicion, ne nuk jemi duke e mbajtur me zor”, ka deklaruar Gashi për Gazetën Blic, i pyetur për deklarimin e Pacollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme