Gashi priti në takim njoftues ambasadorin e ShBA-ve në Kosovë

Prishtinë | 23 Pri 2018 | 13:57 | Nga

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Në këtë takim, Gashi e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ata diskutuan për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes ShBA-ve dhe Republikës së Kosovës për çështjen e sigurisë në vend dhe për gjendjen civile të Kosovës.

Ministri Gashi falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Gashi për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit të sigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e ShBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme