Gashi thotë se MKRS-ja po harton një dokument i cili do të merret me trajtimin e artistëve

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 12:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë kohës për pyetje parlamentare iu është përgjigjur disa deputetëve.

Një prej pyetjeve për ministrin e Kulturës kishe të bënte lidhur me njohjen e një statusi të veçantë për kontributin e artistëve. Kjo pyetje iu bë nga deputeti Adem Mikullovci.

Gashi bëri të ditur se janë në proces të hartimit të një dokumenti, i cili do të merret me trajtimin e artistëve.

Gashi është përgjigjur gjithashtu edhe në pyetjen e deputetes Mimoza Kusari lidhur me financimin në fushat e tenisit.

Gashi bëri të ditur se për këtë projekt kanë ndarë 100 mijë euro si dhe kanë marrë njoftimin nga komuna e Gjakovës për ndarjen e një parcele.

 

Të ngjashme