Gaxherri e quan Veselin “kryetari më i dobët”

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 20:47 | Nga

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se arrestimi në Francë i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, është shkelje ndaj sovranitetit të vendit, porse ky rast nuk duhet të përdoret për politika ditore.

Duke folur në emisionin “Rrokum Roll” në Televizionin Rrokum, Gaxherri vlerësoi se në raporton me Serbinë asgjë nuk ka ndryshuar nga koha e Slobodan Millosheviqit.

“Ata nuk pajtohen kurrë që jemi të pavarur, por ne duhet të punojmë e të dëshmojmë se e kemi seriozisht këtë punë”, shprehet Gaxherri.

Për kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ajo thotë se e ka përgjegjësinë për mënyrën se si po funksionon Kuvendi.

“Unë s’e njoh asnjë kryetar ma të dobët deri tash. Ai vet mungon ne seanca”, thotë Gaxherri.

Të ngjashme