Besa Gaxherri pyet VV-në: A jeni organizatë politike apo terroriste?

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të sqarojë a është parti politike apo organizatë terroriste.

Gaxherri i bëri komentet për gazetarët pas përfundimit të interpelencës për Rastin Dehari, raporton Ekonomia Online.

“Ata duhet me u deklaru para nesh ose duhet me dhënë llogari në prokurori a janë parti politike a janë organizatë terroriste, sepse në selitë e tyre janë gjetur maska, molotovë, gaz lotsjellës dhe armë të ftohta”, u shpreh ajo.

“Ne jemi përgjegjës me vnu drejtësi në këtë vend, stabilitet, siguri. Nuk mund të bëhemi hipokritë dhe me dalë në foltore të Kuvendit me gjyku njëri-tjetrin, kur selinë e kemi të mbushur me armatim”, shtoi deputetja e Lidhjes Demokratike.

Ndërsa duke folur për Rastin Dehari, ajo u shpreh se ky rast duhet të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend.

Për shkak se nuk deshën “të jenë pjesë e lojërave të partive politike”, Gaxherri tha se LDK-ja nuk mori pjesë fare në votimin e mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Të ngjashme