Gazetari i RTK-së dërgohet konsull në Kanada

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 00:03 | Nga

Donat Syla është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Kanada, me vendim të presidentit Hashim Thaçi, që është marrë me datën 8 mars të vitit 2018.

Menjëherë pas këtij vendimi të cilin e ka siguruar Periskopi, presidenti Thaçi ka obliguar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ndërmarr menjëherë masat e nevojshme për të zbatuar Dekretin e lëshuar nga presidenca.

Donat Syla ka qenë edhe profesor në Fakultetin e Filologjisë-Dega e Gazetarisë, dhe në Radio Televizionin Publik të Kosovës(RTK), ka qenë autor i emisionit ‘Target’.
Hapja e Konsullatës se Kosovës ne Toronto pason pas vizitës se një delegacioni te rëndësishëm të Kosovës qe drejtohej nga zv.Kryeministri Dardan Gashi në Kanada.

Në Toronto është e koncentruar diaspora me e madhe e shqiptarëve ne Kanada, dhe ka qenë pikërisht insistimi i ministrit Gashi qe këtu Kosova të ketë konsullatën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme