Gazmend Muhaxheri afër fitores pa balotazh

Prishtinë | 23 Tet 2017 | 01:29 | Nga

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 96,21 për qind të votave në Pejë.

Dhe sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, prin me 50,31 për qind dhe pritet të fitojë që në raundin e parë. Fatmir Gashi i AAK-së ka marrë 31,96 për qind dhe ende shpreson se mund të shkojë në balotazh.

Sabiha Shala e PDK-së ka 9,32 për qind; Bashkim Nurboja i VV-së 6,36 për qind, kurse kandidatët e tjerë kanë më pak se një për qind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme