Gecaj ironizon me premtimet e Haradinajt dhe Pacollit për vizat

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 16:22 | Nga

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka ironizuar me premtimet e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zv.kryeministrit Behgjet Pacolli.

Gecaj ka thënë se as Qeveria vet nuk po arrin të koordinohet në lidhje me premtimet për demarkacionin, liberalizimin e vizave e formimin e ushtrisë.

Përderisa Haradinaj thotë se në mars do të liberalizohen vizat, Pacolli thotë se në qershor mund të udhëtojmë vizat.

Sipas tij këta as vetvetes nuk i besojnë më.

Postimi i plotë i Gecajt:

“E KËSAJ I THONË KOORDINIM ( ?):
Kryeministri Haradinaj: Në mars liberalizohen vizat dhe formohet ushtria!
Zëvendës Kryeministri Pacolli: Nëse demarkacioni votohet në shkurt, në qershor mund të udhëtojmë pa viza!
KËTA AS VETVETES NUK I BESOJNË MË!
Pos interesave të tyre të ngushta, gjë tjetër në dritë nuk ka me qitë kjo qeveri”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme