Gecaj: Ja çka më tha mbrëmë Elmi Reçica i PDK-së

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 10:10 | Nga

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka treguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, se çfarë i kërkoi mbrëmë deputeti i PDK-së, Elmi Reçica.

“Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional. Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Postimi i plotë i Gecajt:

Mbrëmë, në një ekspozitë arti, takova Elmi Reçicën e PDK-së, i cili pa një e pa dy më tha se besonte fuqishëm që LDK, ashtu si gjithherë, do të jetë me siguri edhe kësaj radhe bashkëpunuese në çështjet dhe proceset e interesit nacional.

Edhe unë pa asnjë fije mëdyshje ja konfirmova të njëjtën, duke e siguruar se LDK nuk ndryshon në bërthamën e saj dhe se edhe këtë herë do të veproi në përputhje me parimet e saj, pasi që është parti e cila në fakt edhe ishte themeluar për t’u sakrifikuar për interesin nacional.

Megjithatë, këtë herë, interesi boshtor nacional dhe interes mbi interesat për LDK-në, por edhe për vendin, do të jetë ta dërgojmë PDK-në në opozitë.

Prandaj do të bëjmë çmos, nuk do të lëmë gurë pa lëvizur, dhe do të fokusohemi e koncentrohemi me të gjithë forcën dhe fuqinë tonë që, si përherë, edhe në këtë periudhë interesin nacional ta dërgojmë në vend e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme