Gecaj: Opozita shfrytëzon rastin e Haradinajt

Prishtinë | 11 Jan 2017 | 13:50 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar reagimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit në lidhje me mos miratimin e një rezolute në seancën e djeshme të jashtëzakonshme për Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi të publikuar në Facebook, Gecaj ka thënë se rezoluta për Haradinajn është dashur të miratohej vetëm për të dhe lirimin e tij, por jo t’i bashkëngjiten dhe të tjera kërkesa me ngjyrime politike.

Gecaj madje ka thënë se janë pikërisht qasjet e tilla sikur të kryetarit Ahmeti që tregojnë se pse nuk u arrit të miratohej rezoluta e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Ky është statusi i plotë i Gecajt:

“NGULFATJA E NJË REZOLUTE
Shpend Ahmeti na paska treguar se ditka të flasë edhe anglisht, të cilën e ka mësuar në Bullgari.

Kinse i revoltuar se nuk paska kaluar Rezoluta në Kuvend për rastin Haradinaj, ai paska shkruar “Go home government, you are drunk!” (shko në shtëpi qeveri, jeni të dehur).

Çfarë logjike, Çfarë nonsensi.

Është mu kjo qasje përjashtuese, të cilën e përdor edhe Kryetari i Komunës, ajo e cila tregon më së miri pse nuk u arrit të miratohej rezoluta mbrëmë.

Është totalisht e pandershme që të tentohet të keqpërdoret e keqinterpretohet secila çështje për rrëzimin apo akuzimin e qeverisë.

Rezoluta për Haradinajn, për të kaluar, është dashtë të jetë vetëm për te, vetëm për lirimin e tij, e jo ti veshen asaj edhe kërkesa tjera krejt me ngjyrime politike e interesa klanore”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme