Gëzim Kelmendi: 50 mijë votat e pavlefshme ishin tonat

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 08:12 | Nga

Kryetari i Partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 qershorit.

Ai në rrjetin e tij në Facebook ka akuzuar KQZ-në se ua mohoi të drejtën për të pasur komisionerët e saj.

Ky është reagimi i plotë i Kelmendit:

“Faktet flasin vet !

– Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë.

– 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.

Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.

Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt.

– Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.

– Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota.

– Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na ‘dolën’ rreth 6 mijë vota.

A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?

Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.

Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion.

Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.

Ne nuk jemi si ju.

Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.

Ne prap do të kthehemi edhe më fuqishëm” (sic.), ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme