Gjergj Dedaj kërcënon me dorëheqje

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 21:31 | Nga

Kreu i diplomacisë kosovare, Behxhet Pacolli, po vazhdon lobimin në Bangladesh duke kërkuar që Kosova të anëtarësohet në Organizatën për Bashkëpunim Islamik (OBI). Por, zëvendësi i tij, këtu në Prishtinë, Gjergj Dedaj po e kundërshton veprimin që po bën ministri i jashtëm.

Madje Dedaj që është edhe kryetar i Partisë Liberale, i ka prekur aq shumë nga akti i Pacollit, ka paralajmëruar dorëheqjen nëse Kosova pranohet në OBI.

Sipas Dedaj anëtarësimi eventual i Kosovës në këtë organizatë është problematik ashtu siç ishte edhe për Shqipërinë. I të njëjtit mendim nuk është edhe shefi i Dedaj, Behgjet Pacollit, i cili tanimë ka kërkuar statusin e vëzhguesit në këtë organizatë.

Në një përgjigje për Emisionin Frontal, Pacolli nga Bangladeshi ka thënë se anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunim Islamik do t’i ndihmoj Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Ai madje shprehet i bindur se ky anëtarësim do t’i sjellë përfitime Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por, çka saktësisht është OBI, organizata që e ka shqetësuar kaq shumë zëvendësministrin Dedaj?

OBI është organizata më e madhe në botë pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me gjithsej 56 shtete anëtare dhe 20 të tjera si vëzhguese.

Në mesin e anëtarëve ka edhe shtete me shumicë të krishtere si Muzambiku, Kameruni e Rusia si vend vëzhgues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme