Gjukanoviq kërkon votën e shqiptarëve, përmend njohjen e Kosovës

Prishtinë | 13 Tet 2016 | 16:01 | Nga

Kryeministri malazias Milo Gjukanoviq ka thënë se kundërshtarët e pavarësisë së Malit të Zi dëshirojnë që disfatën në referendumin të para dhjetë vjetëve, ta shndërrojnë në fitore.

Ai ka thënë se po kjo opozitë paralajmëron anulimin e vendimit të Qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë së Kosovës në kohën kur Beogradi e Prishtina po bisedojnë dhe po nënshkruajnë marrëveshje.

“Nuk kemi marrë vendim për njohjen e Kosovës për ta dëmtuar dikë, sidomos jo Serbinë mike, por për shkak se kemi pranuar realitetin që tash e njohin të gjithë“, ka thënë Gjukanoviq.

Për gjithë këtë, sipas fjalëve të tij, në Malësi, ku jetojnë shqiptarët, nuk mund të ketë dilema si do të votohet të dielën.

Gjukanoviq, në takimin parazgjedhor në Tuz te Podgorica. Ka thënë se në zgjedhjet e të dielës nuk vendoset se kush do të fitojë, por a do të ekzistojë Mali i Zi.

“Tagri është më i madh, mbrojmë atë që kemi fituar më 26 maj 2006“, ka thënë Gjukanoviq.

Ai ka thënë se një pjesë e opozitës, ka paralajmëruar ndalimin e hyrjes së Malit të Zi në NATO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme