Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq iu ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të dalin në zgjedhje lokale më 22 tetor dhe të votojnë Listën Serbe.
Gjuriq i ka thënë RTS-së, se është shumë e rëndësishme që serbët në Kosovë të mblidhen rreth Listës Serbe duke theksuar se kjo nuk është vetëm parti por projekt shtetëror.
“Jam i bindur se qytetarët e Kosovës nuk do të mbështesin politikën e Oliver Ivanoviqit pasi nuk solli asgjë të mirë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.
Një ditë më parë, Gjuriq u caktua kryetar i Grupit Punues për Dialogun e Brendshëm për Kosovën i cili do t’i përfshijë të gjitha ministritë.
Sipas tij, faza e dytë e dialogut duhet të filloj shumë shpejt.