Gjuriq: Takimi i Vuçiqit dhe Ramës i ul tensionet në Kosovë

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 15:12 | Nga

Shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq ka vlerësuar marrëdhëniet e biznesit ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, për të cilat, sipas tij, merita të mëdha kanë dy odat ekonomike, të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, ai ka thënë se ftesa e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës, nën një takim që pritet të mbahet në Nish, kah mesi i muajit tetor, do të jetë në funksion të zhvillimit të lidhjeve të biznesit, por edhe lidhjeve në sferat tjera të jetës.

Kjo sipas tij, do të kontribuojë në pengimin e përshkallëzimit të tensioneve dhe do t’i forcojë lidhjet ndërmjet njerëzve, gjë që, sipas tij, është parakusht themelor që edhe politika të orientohet kah e ardhmja dhe ndërtimi i marrëdhënieve shumë më të mira se sa që kanë qenë në të kaluarën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme