Gjykata Speciale hyn në pushim

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 08:43 | Nga

Mund të bëjnë plane për pushime ata që ia kanë frikën Gjykatës Speciale.

Kjo, për faktin se në ditët më të nxehta të verës do të pushojnë nëpunësit e Dhomave të Specializuara, institucion që për mandat ka të vërë drejtësi mbi pretendimet për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat i ka ngritur senatori Dick Marty, shkruan sot Koha Ditore.

Specialja, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, është funksionalizuar plotësisht javën e shkuar, kur ka hyrë në fuqi Rregullorja e procedurës dhe e provave.

Nga kjo kohë, gjyqtarët mund të marrin parashtrime dhe të nisin procedurat gjyqësore, ndërsa prokurorët mund të paraqesin akuzat. Por shpallja e aktakuzave pritet të mos bëhet gjatë sezonit të pushimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme