Gjykata Speciale ka dështuar në misionin e saj

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 19:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Integrime Evropiane, Qendra Grotius dhe UBT, kanë mbajtur debat për Gjykatën Speciale.

Për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Gjykata Speciale ka dështuar në misionin e saj.

“Ne kemi nevojë për gjykata normale, kemi nevojë për drejtësi normale. Në përgjithësi, ne kemi qenë të habitur me idenë e të pasurit një gjykatë dhe gjykatës që nuk do të mbikëqyren për punën e tyre nga Këshilli ynë gjyqësor dhe se të gjithë gjykatësit nuk janë emëruar me ligjin dhe kushtetutën tonë,” është shprehur Kurti.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe Gjykata Speciale kanë qenë në proces paralel. Për dy vjet e gjysmë, nga 2013 deri më 2015, më shumë qytetarë të Kosovës kanë qenë azilantë në Evropën Perëndimore, se sa në okupim, një eksod i parë vetëm gjatë luftës. Vetëm 1 në 4 kosovarë ka një punë, 1 në 8 gra punojnë.”

“Me gjithë stagnimet sociale dhe ekonomike, në vend që të kemi misione ndërkombëtare që na ndihmojnë në progres, ne jemi trajtuar shumë veçantë, ne e kemi bërë Gjyjatën Speciale, por kjo është pa asnjë perspektivë, asgjë që mund të rrisë shpresat e qytetarëve.”

“Gjykata speciale ka dështuar në misionin e saj,” është shprehur Kurti.

Lexuesi në Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Aidan Hehir, tha se Kosova ka nevojë për një komision pajtimi.

“Ju nuk mund të keni vetëm një gjykatë, ju keni nevojë për një komision pajtimi, jo vetëm ndëshkues. Nëse kemi këtë ide se kjo do të përparojë gjërat, duhet të ketë një dëshirë për të kërkuar drejtësi dhe duhet të ketë llogaridhënie të gjykatës,” tha Heir.

“Si ta arrijmë këtë, si të arrijmë tranzicion të suksesshëm? Duhet pasur mekanizëm. Duhet të mbështetet nga njerëzit dhe qeveria. Gjykata duhet të jetë transparente, llogaridhënëse gjatë këtij procesi.”

Kërkuesja shkencore në Institutin e Kriminologjisë në Leuven, Furtuna Sheremeti, e quajti po ashtu një dështim tjetër Gjykatën Speciale.

“Gjyjata Speciale është një dështim i vazhdueshëm nga UNMIK-u, EULEX-i për të persekutuar ata që kanë kryer krime. Dëshirat dhe nevojat e viktimave duhet të adresohen sipas etnive të tyre.  Ka mangësi në ligj, por është një marrëveshje e kryer. Është koha që të fokusohemi në atë që janë të rëndësishme për tu eksploruar,” deklaroi Sheremeti.

Hulumtuesi i asocuar, Mathias Holvoet, e quajti tërësisht politike themelimin e Gjykatës Speciale.

“Gjykata speciale nuk ka të bëjë me drejtësinë, as me viktimat, por ka të bëjë me qëllime politike,” pohoi Holvoet.

Të ngjashme