GLSP kërkon kritere specifike nga BE, institucionet të paraqesin situatën reale

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 11:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka  organizuar tryezën me temën “Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?

Në këtë tryezë u prezantua edhe raporti, i cili theksonte se kriteret e vëna nga Bashkimi Evropian (BE) për Kosovën janë jo specifike dhe sipas këtij raporti, kjo formë e kritereve të BE-së po ndikon në mos zbatimin e tyre.

Ndër të tjerë në këtë raport bëhej thirrje që institucionet e Kosovës të prezantonin gjendjen ashtu siç është.

Albana Rexha, autore e raportit, tha se në vendet e Ballkanit Perëndimor është bërë punë e mirë në aspektin ligjor të përmbushjes së kritereve, mirëpo sipas saj, zbatimi i tyre në praktikë nuk lënë shumë për të dëshiruar.

“E gjetura kryesore është se këto mekanizma vlerësues në të gjitha vendet e rajonit qëndrojnë ngjashëm ekziston një mekanizëm ligjor për këta mekanizma por mungon zbatimi i tyre. Ekziston një hapësirë në mes pritjeve tona sa i  përket fuqisë së mekanizmit vlerësues të BE dhe gjendja aktuale e këtyre mekanizmave. Ekziston një mungesë e sundimit të ligjit që iu mundëson vendeve të Ballkanit Perëndimor për të zbatuar këta mekanizma”.

Albana Merja nga GLSP, tha se nga BE kërkohet që të ketë vlerësim të situatës ashtu siç e ka pasur për liberalizimin e vizave.

“Ajo çfarë kërkohet nga BE është të ketë një vlerësim të tillë për shkak se shpesh herë  mekanizmat shprehen shumë herë më të mëdha se sa që janë realisht”.

Ndërsa Fitore Pacolli, anëtare  e komisionit për Integrim Evropian tha se strategjia e prezantuar nga BE dëshmon se ku është Kosova në rrugën e saj drejt integrimit në unionin evropian.

“Në strategji thuhet se Kosova duhet të ec përpara dhe po sa të krijohen rrethanat Kosova do të mund të merr statusin e kandidatit. Kosova nuk ka bërë hapa pozitiv në luftimin e korrupsionit dhe në vendosjen e rregullit dhe ligjit më vend. Bashkimi Evropian duhet të jetë real të vazhdojë edhe me raportin e radhës në të cilit thotë se Kosova ka korrupsion, Kosova nuk e ka luftuar krimin e organizuar edhe në këtë mënyrë qytetarët të shohin fotografinë reale se ku është Kosova.

“Ne ende nuk kemi integrim të plotë të qytetarëve të Kosovës në shoqëri. Ne ende nuk kemi integrim të përbashkët të serbëve dje këtë do ta kërkoj BE. Ajo çfarë po bëjmë ne është s epo i ndihmojë Serbisë për në integrimin evropian” .

Të ngjashme