GP i LDK-së mblodhi 40 nënshkrime për hetim të fondeve të ndara nga Presidenca e Qeveria

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 11:46 | Nga

Grupi Parlamentar i LDK-së ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për ta proceduar kërkesën për themelimin e Komisionit Hetimor, i cili do t’i hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë.

Ky Komision do t’i hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot.

“Kohë më parë mediat e shkruara dhe elektronike në vend raportuan lidhur me shuma të mëdha parash publike të shpenzuar për gjoja aktivitetet lobuese. Për më tepër letra e publikuar e z. Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në konferencën e rregullt javore pati ngritur këtë çështje duke paralajmëruar formimin e Komisionit hetimor për të hetuar këto raportime”, thuhet në komunikatën e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme