Gruda: Delegacioni kosovar është ngutur për të arritur marrëveshjen e demarkacionit

Prishtinë | 04 Dhj 2017 | 09:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zejnullah Gruda, anëtar i komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, pati vërejtje për punë e ish-komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

Sipas tij, puna e këtij komisioni është karakterizuar nga mosnjohja e thellë e drejtës ndërkombëtare.

Ngase sipas tij, ndryshe nuk mund të shpjegohet fakti se propozimi i bisedimeve për lidhje të marrëveshjes nuk i ka paraprirë analizat paraprake, raporton Ekonomia Online.

Gruda më tej ka shtuar se delegacioni kosovar është ngutur që të lidhur marrëveshjen duke mos pasur platformë për bisedime me shtetin fqinjë.

“Pala kosovare duke hyrë në bisedime ka pranuar në mënyrë implicite se gjoja midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka ekzistuar kufiri ose vija administrative që ndante territorin e Kosovës me të Malit të Zi që nga viti 1945-46”.

“Delegacioni Kosovar është ngutur për lidhur marrëveshje. Delegacioni ynë nuk ka pasur platformë për bisedime me Malin e Zi e cila duhet të ratifikohej nga qeveria. Delegacioni i ka munguar plotfuqitë që i jepen nga shefi i shtetit me të cilat shprehet autorizimi e biseduesit. Falë shtrembërimi të marrëveshjes qytetarët janë vënë në lajthitje se kjo marrëveshje nuk është për demarkacionin, por një marrëveshje për një shënjim të ri të kufirit”.

Ai tha se me Malin e Zi është lidhur marrëveshje për kufirin dhe jo për demarkacionin, raporton EO.

“Rezultati është se me Malin e Zi është lidhur marrëveshje për kufirin dhe jo për demarkacionin. Pohimet se marrëveshja me Malin e Zi është punë e kryer vijnë nga ata që nuk e kuptojnë lidhjen e traktateve”.

 

Të ngjashme