Gruda: Ish-komisioni caktoi kufi të ri me Malin e Zi (LIVE)

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 12:08 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Eksperti i së Drejtës Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, gjatë raportimit në komisioni për Punë të Jashtme, tha se ish-komisioni caktoi kufi të ri me Malin e Zi.

“Ne mundemi me përfundua se është bërë një punë joprofesionale nga komisioni paraprak”, është shprehur ai.

Gruda, ka theksuar se dy komisionet e kaluara, ai i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, kanë bërë punë të ndryshme.

“Komisioni ynë kur e ka parë që Mali i Zi.  Synim ka pasur ndryshimin e kufijve e jo shënjimin e kufijve, atëherë është dashur të tërhiqej”, ka theksuar ai, para deputetëve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

Sipas tij, është bërë gabim që është pranuar kadastri, si metodë për caktimin e kufijve, ngase kufijtë është dashur të caktoheshin mbi bazën e parimeve të së drejtës ndërkombëtare.

“Nuk është kadastri kriter, ndërmjet Kroacisë e Malit të Zi”, tha ai.

DREJTPËRDREJT – Komisioni për Punë të Jashtme shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Gepostet von EkonomiaOnline am Dienstag, 26. Dezember 2017

Të ngjashme