Grupi Parlamentar i LDK-së bashkëbisedon me aktivistë e qytetarë të Mitrovicës

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 15:26 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK – së Avdullah Hoti së bashku me deputetët e tjerë të GP- LDK- së morën pjesë sot në tryezë diskutimi të ftuar nga Dega e LDK-së në Mitrovicë në të cilin të pranishëm ishin aktivistë të LDK-së, aktivistë të shoqërisë civile si dhe qytetarë të Mitrovicës.

Në këtë tryezë u diskutua për situatën aktuale politike në vend si dhe për hapat që do të ndermirën në të ardhmen, me theks të veçantë për qytetin e Mitrovicës dhe tërë pjesën veriore të vendit.

Hoti duke i falënderuar për pjesëmarrje të pranishmit por edhe Kamberaj, kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë për organizimin tha se: “ Veriu i Kosovës është pjesë integrale dhe e pandashme e Kosovës. Është e vërtetë që nuk e ushtrojmë kontrollin e plotë shtetëror në veri. Por, jemi të gatshëm të punojmë sado që nevojitet me qytetarët tanë në atë pjesë të Kosovës dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë për të integruar atë pjesë në kuadër të zhvillimeve politike, ekonomike e sociale të Kosovës. Rrugë tjetër nuk ka. Dialogu është rruga e vetme. Promovimi i paqes është në fundament të veprimit tonë politik. Durimi dhe konsistenca do të na sigurojnë triumfin për qytetarët e Kosovës ”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme