Hahn: Pres që të mos vonohen institucionet e reja, sikurse herën e kaluar

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 12:32 | Nga

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, pret që të mos vonohen institucionet e reja, ashtu siç thotë se ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, shkruan arbresh.info.

“Shpresoj që të mos marrë kohë me muaj sikurse herën e kaluar, sepse ka nevojë për reforma,” është shprehur komisioneri Hahn.

Kjo, pasi sipas tij institucionet e reja duhet të vazhdojnë me reforma sa i përket agjendës evropiane dhe implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

“Dhe përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave,” është shprehur Hahn në një konferencë për medie në Bruksel.

Kur është pyetur se a ka Brukseli vija të kuqe karshi ndonjë personaliteti ose subjekti referuar rezultateve të reja në skenën politike në Kosovë, ai tha se njerëzit kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre shumë qartë,

“Tash është përgjegjësi e liderëve politik të bëjnë qeverinë e re,” ka komentuar Hahn.

Ai ka bërë të ditur se Brukseli pret nesër raportin e monitorimit edhe të misionit të BE-së të zgjedhjeve të së dielës për Kuvendin e Kosovës.

Në këtë konferencë, ai ka folur edhe për vizitën e tij në Ballkan, gjatë javës së kaluar, liberalizimin e vizave për Ukrainën, duke qartësuar edhe mbështetjen e vazhdueshme për Ballkanin Perëndimorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme