Haliti: Koalicioni i ka votat

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 13:59 | Nga

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, i ka numrat për ta bërë qeverinë.

“Kjo është një situatë për të cilën mund të flasin vetëm kryetarët e dy partive në detaje, por sa iu përket informatave që unë i kam, që kam dëgjuar nga protagonistët në parti dhe jashtë saj, koalicioni i ka votat e domosdoshme për t’ia dhënë votëbesimin qeverisë. Por unë pres që njëherë t’i rregullojmë procedurat që kemi pastaj shohim”, ka deklaruar ai për “Zërin”.

Haliti më tej, duke folur për Listën Serbe, ka thënë se kushdo që e merr pushtetin, kushetuta e obligon që pakicat t’i përfshijë në koalicion.

“Kushdo që ta marrë pushtetin, e obligon në një mënyrë ose tjetërën që t’i ketë pakicat dhe listën serbe në koalicion. Kosova ka nevojë të ndërtojë raporte me komunitetin serb dhe me partitë politike të pakicës në Kosovë, këto janë obligime jo vetëm kushtetuese, por mendj se mbi të gjitha janë obligime njerëzore, sepse ne duhet t’iu krijojmë hapësirë dhe nuk duhet të sillemi si janë sillur paraardhësit e tyre”, ka potencuar Haliti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme