Haliti: Kosova ka probleme me terrorizmin

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 13:11 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe pse Komisioni për Stabilizim Asociim, nuk lejoi që gazetarët të qëndrojnë brenda raportimit të ministrit Enver Hoxha, Skender Hyseni dhe Hajredin Kuqi, ai i cili i dha përgjigje pyetjeve të gazetarëve ishte kryetari i komisionit Xhavit Haliti.

Haliti tregoi se Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë, do të mbahet më datë 23-24 nëntor në Strasburg, ai tregoi që pjesë e këtij komisioni do jenë edhe tre ministrat të cilët morën pjesë në komision.

Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e sigurisë në Kosovë, ku u shpreh se Kosova ka probleme të mëdha me terrorizmin, por edhe me çështje tjera që ndërlidhen me sigurinë e përgjithshme në vend.

“Unë jam njëri ndër ta që kam pasur shumë kritika rreth sigurisë në Kosovë por kur e marrë parasysh mundësit e tona dhe të rajonit se si funksionon, Kosova është mirë me rajonin. Por ka probleme të krimit të organizuar, të korrupsionin tash edhe probleme shumë të mëdha më terrorizmin”, tha Halitit i cili shtori se me ndihmën e miqve ndërkombëtar mund të mund të eliminojnë këtë dukuri negative tek sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Të ngjashme