Haradinaj: Autostrada për Gjilan do të bëhet, deklaratat për anulim janë thashetheme elektorale

Prishtinë | 19 Tet 2017 | 13:25 | Nga

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti në takim nënkryetarin e Komunës së Gjilanit, njëherit edhe kandidat për Kryetar të kësaj Komune, Rexhep Kadriu.

Në takim kryeministri Haradinaj ka konfirmuar se autostrada për Gjilan do të bëhet dhe deklaratat për heqjen dorë të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga ky projekt janë thashetheme elektorale.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar kërkesën e nënkryetarit Kadriu për ri-ndërtimin e kapërderdhësës në Pendën e Përlepnicës, të cilën është zotuar se do ta procedojë tek autoritetet qeveritare për realizim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme