Haradinaj bën homazhe në Velani, ia uron qytetarëve 10-vjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 11:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë ka bërë homazhe të Varrezat e Dëshmorëve në Velani dhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Haradinaj tha se në këtë 10-vjetor nderojnë sakrificën, punën dhe flijimet e atdhetarëve.

“Urime 10-vjetori i pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo që janë. Në 10-vjetorin e Pavarësisë nderojmë para sakrificës, punës së madhe, flijimeve të atdhetarëve, në këtë rast presidentin Ibrahim Rugova dhe nderojmë veprën e tij për Pavarësinë e Kosovës.Urime”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë ka bërë homazhe edhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

 

Të ngjashme