Haradinaj bën thirrje të votohet kundër demarkacionit

Prishtinë | 10 Kor 2016 | 14:24 | Nga

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke u kërkuar që të votojnë kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Kosova është përcaktuar fuqishëm për rrugën e saj euro-atlantike dhe se votimi kundër ratifikimit të versionit aktual të Demarkacionit me Malin e zi, veç sa e forcon këtë përcaktim, transmeton EO.

“Prandaj u kam bërë thirrje të gjithë deputetëve dhe faktorëve vendimmarrës, që të jemi të bashkuar në votën kundër këtij version të demarkacionit, në mënyrë që t’i hapim rrugë zgjidhjes së kësaj çështjeje të rëndësishme për vendin”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme