Haradinaj cakton këshilltarin e tij shef për dialog me Serbinë

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 15:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Qeveria e Kosovës ka caktuar Avni Arifin shef “për negociata” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Haradinaj tha se kërkesa për emërimin e një përfaqësuesi nga qeveria është bërë nga Bashkimi Evropian.

Arifi është shef i stafit të kryeministrit. Haradinaj tha se Arifi e ka pranuar këtë detyrë megjithëse ka shumë punë dhe pavarësisht “qëndrimit të ditur rreth dialogut”.

Haradinaj tha se për këtë emërim është konsultuar dhe me presidentin Hashim Thaçi, e partnerët e koalicionit Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn.

Të ngjashme