Haradinaj: Me dashuri për atdheun dhe punë ta bëjmë të ardhmen e sigurt

Prishtinë | 23 Maj 2017 | 16:27 | Nga

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Gjakovën ku ka bashkëbiseduar me studentët e Univeristetit “Fehmi Agani”.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se me studentët gjakovar ka biseduar për Kosovën e nesërme.

“Për angazhimin e përbashkët, për vizionin e një Kosove ndryshe, më të përparuar, më të dinjitetshme, me arsim më të zhvilluar që iu hap perspektivë. Me dashuri për atdheun, me punë të pandalshme ta bëjmë të ardhmen e sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme