Haradinaj: Demarkacioni nuk duhet të lidhet me vizat

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 18:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në tubimin hapës të fushatës zgjedhore, kryeministri Haradinaj foli dhe për çështjen më të vështirë që e pret gjatë qeverisjes së tij – demarkacionin që lidhet me liberalizimin e vizave.

Haradinaj beson se heqja e vizave nuk do të vonohet nga ratifikimin i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

“Nesër, Qeveria e voton Komisionin për Demarkacion. Që nesër fillojmë me punë, për të gjetur fakte se opsioni i tashëm është gabim – kjo temë nuk po rri në sirtar”.

Sipas tij, Brukseli e vlerëson se kjo temë është në proces. “Nuk do të lidhet afati i kësaj teme me afatin e liberalizimit. Nuk duhet të lidhet demarkacioni me vizat”.

Të ngjashme