Haradinaj: Deputetët po i humbin kohë ekzekutivit me tema të pa rëndësishme

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Temat të cilat deputetët kërkojnë të diskutojnë në Kuvend shpesh herë janë jo adekuate dhe në këtë mënyrë po i humbin kohë ekzekutivit.Kështu ka deklaruar kryeministri Ramush Haradinaj në seancën e sotme.

“Ne kemi provuar vazhdimisht me ardh e me respektuar parlamentin mirëpo a besoni që ka raste të caktuara kur jemi këtu me respekt për deputetët por temat nuk janë adekuate nuk janë të rëndësisë dhe po ja hupin kohën ekzekutivit, deputetëve parlamentit dhe qytetarëve të vendit. Besoj që duhet ta kuptojnë partitë politike opozitare që edhe për me bo opozitarizëm ekziston edhe njëfarë standardi që duhet me praktiku.”

Ai më tutje tha se edhe kërkesa e deputetëve për debat lidhur me vendimin e qeverisë për rritjen e pagave është e pavend, pasi sipas tij, institucioni që ai e drejton i ka bërë shpjegimet e nevojshme.

“…imagjinoje tani e lypin debat për 100 ditshin është harru ajo temë çfarë është qëllimi i këtij debate. Nuk kërkojnë debat për ndonjë temë të menjëhershme që iu dhemb qytetarëve të vendit krejtësisht pra njëfarë opozitarizmi i paargumentuar i pashpjegueshëm që po ndodh”.

“Në rastin konkret ne i kemi bërë shpjegimet e nevojshme vet e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese dhe ky është standard më elementar përderisa një lëndë është në Gjykatën Kushtetuese legjislativi nuk merr vendime për këtë temë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme