Haradinaj i detyron ministrat të punojnë edhe të shtunën

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 17:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat e tij që të punojnë edhe të shtunën dhe të kthejnë komentet në programin qeveritar, të cilin ua ka dorëzuar sot.

“Ju presim që deri nesër në ora gjashtë t’i dërgoni materialet për plotësimin e plan-programeve”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se mbledhja e ardhshme e qeverisë është të hënën në ora 16.

“Ju ftoj që t’i riktheheni edhe njëherë programit. Sot e kemi të pamundur me diskutu sepse sot e keni marrë materialin e punës për hartimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021 “, tha Haradinaj, i cili ju kërkoi vartësve të tij falje që po i detyronte të punonin edhe në ditë vikendi.

Kryeministri ka paralajmëruar se pas finalizimit të Programit të Qeverisë dhe rishikimit të Programit Legjislativ, Qeveria do të fokusohet në procesin e rishikimit të buxhetit të vitit 2017, që do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme.

Haradinaj porosit ministrat të mos mungojnë në interpelanca

Kryeministri Haradinaj, po ashtu, ua ka tërhequr vërejtjen ministrave se do të kërkojë nga ta që të jenë sa më të përgjegjshëm edhe ndaj Parlamentit.

“Në mënyrë që të mos përsëritet praktika e qeverisjes së kaluar në të cilën ka pasur ahumë raste kur ministrat kanë munguar dhe kështu nuk janë përgjigjur në pyetjet parlamentare”, tha Haradinaj.

Të ngjashme